Serbia edhe disa ditë dhe do të jetë në shënjestër të Bashkimit Europian me qëllimin që Beogradi t’i vërë sanksione Rusisë ose të paktën t’i acarojë marrëdhëniet me Moskën dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviq i ka thënë portalit serb “alo” se është e pritshme që Serbia të jetë nën presione të Brukselit, sepse qëllimin e ka ta shtyjë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Lajm i mirë për Serbinë është se BE-ja nuk është unike dhe se Gjermania e disa vende të tjera janë të matura rreth këtyre çështjeve. Serbia do të gjendet nën breshërinë e vendeve të afërta me Prishtinën, Zagrebin e Washingtonin, thotë Angjelkoviq i cili shton se kërkesa për sundim të ligjit në Serbi është farsë pasi kryesore të BE janë Rusia dhe Kosova.

Sipas tij, këto janë kërkesat e BE-së për Serbinë:

1. Sundimi i ligjit

2. Vënia e sanksioneve ndaj Rusisë dhe

3. Njohja e pavarësisë së Kosovës.

© KOHA.