Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, në emisionin ‘360 gradë’, ka folur për zhvillimet e fundit politike, gjegjësisht për mundësitë e zgjidhjes së kontestit me emrin, shkruan Fol.

”Nga pozicioni që patëm në vitin 2005, kur kishim shans ta mbyllim këtë çështje, nuk mblodhëm forca, kjo ishte para se të marrin statusin kandidat, kur vlerësuam se nuk do të ketë asnjë pengesë të hyjmë nën referencën e përkohshme, u ndryshuan rrethanat. Pra, pas 15 viteve nëse lëshohet ky shans propozimi, do të jetë edhe më keq për Maqedoninë si dhe ndoshta nuk do të si dhe nuk do të ekzistojë”, ka theksuar Buçkovski.

Buçkovski vlerësoi se krerët e partive do të gjejnë forca për zgjidhje, me të cilat do të hynin në negociata finale, sepse të martën ose të mërkurën vjen Nimetz dhe do të duhet të jenë zërat e parë, nëse do të vazhdohet me ritëm të përshpejtuar në nivel të ministrave të kërkojnë zgjidhje. /Fol/