Plani i veprimit është harmonizuar 99 për qind dhe mbjell shpresë se në javët në vazhdim mund ta mbajmë këtë konferencë ndërqeveritare që do të jetë shumë e rëndësishme në përgatitjen e atmosferës më të volitshme para bisedimeve për të cilat kryeministri ynë nuk fsheh se dëshirojmë të ndodhin në maj ose qershor, pas promovimit të Qeverisë së re bullgare, shprehet përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski, transmeton Zhurnal.mk

“Ideja që tani e promovoi MPJ-ja jonë, ndërsa e pranoi MPJ-ja bullgare me përgjigjen e planit tonë të veprimit është që të kemi dokument të përbashkët që do ta kishim miratuar në konferencën e përbashkët qeveritare që ne pretendojmë të mbahet sa është e mundshme më shpejtë. Nga ana tjetër, duhet të marrim parasysh se më 5 mars fillon fushata për zgjedhjet bullgare. Kështu që, ajo që e thotë ministri Osmani se 99 është harmonizuar plani i veprimit mbjell shpresë se në këto javë në vazhdim mund të mbajmë këtë konferencë ndërqeveritare që do të jetë shumë e rëndësishme në përgatitjen e atmosferës më të volitshme para atyre bisedimeve për të cilat nuk fsheh kryeministri ynë se dëshirojmë të ndodhin në maj ose qershor pas promovimit të Qeverisë së re bullgare”, shprehet Buçkovski në bisedën për “360 Gradë” i pyetur nëse është e mundshëm përparimi në marrëdhëniet mes dy vendeve para zgjedhjeve parlamentare në Bullgari dhe cili do të ishte ai.

Ai sqaron se në raport me Planin e veprimit ka mbetur harmonizimi rreth detajeve teknike, dhe thekson se ajo që e bëjnë dy palët në pjesën e mediave do të paraqesë vegël plotësuese që do të mundësojë qasje të balancuar në transmetimin e informacioneve.

“Më shumë janë detaje teknike, meqë nuk ishte fshehtësi se në përgjigjen e palës bullgare kishte nga ana e tyre insistim që të kemi pako në të cilën nuk do të jetë vetëm plani për veprim të përbashkët ose plan veprimi, por kishte tentim që të arrihet zgjidhje edhe për disa çështjet e hapura që nuk i detektojmë si çështje politike për të cilat do të na duhet më shumë kohë dhe atmosferë më e mirë. Këtë disa herë e fliste edhe kryeministri ynë, e fliste edhe Presidenti Pendarovski – emri i gjatë, i shkurtër, minoriteti, formula gjuhësore dhe në fund lufta sistematike kundër gjuhës së urrejtjes nga të dyja palët. Mendojmë se kjo që jemi duke e bërë në pjesën e mediave se do të kemi vegël plotësuese – riemetim në BTV, në TVM, mundësia në Maks TV të hyjnë edhe 2 ose 3 televizione private bullgare, me hapjen e korrespodencës së MIA-s në Sofje, e të njëjtën nga 1 marsi përgatitet ta bëjë edhe Agjencia Telegrafike Bullgare në Shkup, do të krijohen parakushte në këtë pjesë, thënë kushtimisht mediat nën kapelën shtetërore, të kenë qasje të balancuar në transmetimin e informacioneve”, konsideron Buçkovski.

Në pyetjen nëse është e qartë se çfarë kërkon saktësisht Bullgaria dhe në çfarë dokumente, gjegjësisht si do të arrihej zgjidhje në aspektin juridik që do ta zhbllokojë procesin e aderimit të vendit, Buçkovski vlerëson se çelësi është rreth historisë së përbashkët që, siç shprehet, sipas vetë marrëveshjes, i është lënë komisionit multidisciplinor historik-arsimor, e që, konsideron se do të ketë rolin kyç në krijimin e ambientit për tejkalimin e dallimeve.

“Insistonin, deklaratat u dhanë publikisht, e nëse e lexoni edhe memorandumin e tyre sqarues, por edhe deklaratat e Presidentit Radev, ai insiston të ketë kapitull të veçantë, si në rastin me Serbinë, ky është kapitulli 35 që do ta kishte ndjekur vazhdimisht implementimin e marrëveshjes dhe në fund, sepse edhe ky proces është reversibi, gjithmonë të mund të rikthehet KE-ja. Kjo nga ana jonë u tha qartë se është parim i papranueshëm. Ne gjithçka që duhet të bëjmë, ndërsa çelësi është rreth historisë së përbashkët, por ne këtë në vetë përgjigjen ia kemi lënë komisionit multidisciplinor historik-arsimor që mendoj se do të ketë rol kyç në krijimin e ambientit. Jo të sforcohen zgjidhje brenda natës, por të jetë produktive, të çelë çështje ashtu siç është përcaktuar metodologjia dhe në frymën e vlerave evropiane jo vetëm në zbardhjen e teksteve të harmonizuara për kremtimin e përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia e përbashkët, por para së gjithash, të implementohen në librat shkollorë të historisë, gjeografisë dhe literaturës”, konsideron Buçkovski.

I pyetur nëse ka shpresë për depërtim në kontestin maqedonaso-bullgar, gjatë presidencës portugeze, duke marrë parasysh agjendën e ngjeshur zgjedhore në dy vendet sivjet, Buçkovski thekson se shansi i parë për të ndodhur kjo është në muajin maj ose qershor.

“Ne, realisht, sipas vlerësimeve të mia, e kemi mundësinë për ta bërë depërtimin e parë pas zgjedhjeve në Bullgari, pra maj, qershor. Më pas hyhet në periudhën para fushatës – te ne janë zgjedhjet lokale, por edhe në Bullgari ka zgjedhje të tjera ato janë presidencialet. Nëse nuk ia dalim brenda këtyre dy muajve, më pas shansin tjetër e kemi në nëntor, dhjetor. Mendoj se realisht kemi shansin ta bëjmë këtë sivjet, ose nëse doni deri në fund të mandatit tim i cili është deri më 1 dhjetor të këtij viti. Reale janë gjasat për të arritur zgjidhje kompromis meqë megjithatë jemi afër gjetjes së formulës në të cilën edhe njëra edhe pala tjetër, për të cilat ndoshta do të duken në shikim të parë si devijim tepër i madh, por unë jam i bindur se Bullgaria përfundimisht e ka porosinë tonë të qartë si kristali se ku nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe. Kjo më inkurajon, dallimi i tyre i asaj që është e pakontestueshme, se mund të jetë hapi i parë serioz drejt kthimit të besimit”, shprehet përfaqësuesi i posaçëm qeveritar Vllado Buçkovski. (Zhurnal.mk)