Gianluigi Buffon mund të jetë 43 vjeçar, mirëpo ai ka dëshmuar se akoma është ndër më të mirët në portë.

Portieri i Parmas e ka mbrojtur penalltinë e tretë këtë sezon në Serie B.

Gardiani legjendar ia pamundësoi futbollistit të Comos, Ettore Gliozzi, që të realizonte në Stadio Sinigaglia të dielën mbrëma.

Kjo ishte penalltia e 38 që Buffon e ka mbrojtur në karrierën e tij, ndërsa i kanë shënuar 81 herë nga pika e bardhë.

43-vjeçari vazhdon të befasojë dhe t’i dëshmojë cilësitë e tij edhe në moshën, në të cilën gjendet aktualisht.