Flakron Bexheti

Bujar Osmani korrigjo ose tërhiqi tekstet ky fyhen shqiptarët mandej meru me tekstet maqedonase ku bulgarët quhen fashist!

Sipas Ministrit të punëve te jashtme Bujar Osmanit delaruar për për agjensinë informative MIA : Bullgaria tani më nuk i konteston atributet identitare siç është gjuha dhe përkatësia e maqedonasve por për fqinjët është problematike interpretimi ynë për historinë! Më pas Ministri Osmani thot se qëndrimi ynë është se mund të flasim për historinë në funskion të arsimit dhe në korrigjimin e stereotipeve që i paraqesin popujt tanë si armiq duke i bërë thirje komisionit për cështje historike dhe arsimore që të punojnë ne tekstet shkollore te karakterizuara nga e kaluara që i fyejnë ndjenjat e fqinjëve bullgar si eshte rasti me përdorimin e epitetit “fashist”

Kjo tezë Ministrit Osmani, qe sa do të jetë e mveshur me petkun e ministrit të jashtëm na e përkujton hipokrizinë e tijë dhe te subjektit BDI qe gjatë qeverisjes së tyre edhe me ministrinë e Arsimit ka lejuar që tekstet shkollore si ai gjeografisë te nxisë urejtje ndëretnike, ne të cilën thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe nga pushtimi turq janë bërë maedonas, ose paragrafi tjeter ne librin e gjerografisë : se Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas.

Pra Bujar Osmani që në rastin konkret të Bullgarisë ka lejuar ai dhe partia e tij që në tekstet shkollore shqiptarëve tu mvishet nje e pavërtete historike, ndërsa në anën tjetër mundohet ta bëjë avokatin e historisë maqedonase ose bëhet arbitër i interpretimit të historisë.

E rikujtojmë Bujar Osmanin se cfar reagimi kishte nga pala Bulgare per tekstet shkollore te Maqedonisë së Veriut ku bulgarët i quajtën fashistë, duke e deturuar Bulgaria qe këtë fjali ta heqin nga te gjitha librat dhe nga bustet e ndryshme menjeherë.

Ndërsa Bujari, Arbëri bashkë me Aliun kanë lejuar për vite që shqiptarët ti quajnë malltretues, kidnapues, e vjedhës vrasës ndaj maqedonasve pra me keq se fashishtët.

Edhe shqiptar, me emra Bujar ose Arbër edhe ministra edhe ne qeveri per 20 vite të lejosh qe tua imponojnë nxënësve shqiptar por edhe maqedonas se prejardhje e shqiptarëve eshte nga herë nga turqit, herë nga çerkezet e romët përbesë nuk shkon!

Andaj Bujar korrigjo tekstet qe fyejnë shqiptarët më pas meru me tekstet maqedonase qe flasin per historinë e tyre me bullgarinë.