Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI mungesën e pranisë në debatin e Click Plus e arsyetoi për shkak të kujdestarisë sonte në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, por nga kjo klinikë për portalin Gostivari24 kanë përgënjeshtruar këtë. Ky portal ka kontaktuar Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për të vërtetuar nëse vërtetë Bujar Osmani është kujdestar, mirëpo siç thuhet nga kjo qendër klinike përgënjeshtruan këtë informatë duke thënë se kujdestar në repartin digjestiv është një mjek maqedonas me emrin Goce. Pritet që nga kjo Qendër edhe zyrtarisht të prononcohen se a ishte kujdestar zëdhënësi i BDI-së dhe se a lejohet që një funksionar i një partie të shfrytëzojë zyrën e tij të punës apo në orar pune të jap për dy orë qëndrime politike.(INA)