Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në takimin e mbrëmshëm me qytetarë ka mbajtur fjalim për takimin e së shtunës në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Ai tha se e shtuna ishte dita kur është ndier më krenar se kurdo në jetë që është pjesë e BDI-së dhe se është përkrah Ali Ahmetit.
“Çka është e përbashkët për çështjen e Kosovës, NATO-n, BE-në, Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë? Një gjë është e përbashkët, dhe besoj se gjithë e dini. Është Ali Ahmeti!
Osmani ka kujtuar se Ali Ahmeti ka përmbyllur kapitullin e parë të aktivitetit politik, duke rrumbullakuar barazinë e shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq tashmë ka hapur kapitullin e dytë, që është cilësia e jetës dhe se tani është koha për BE.