Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujare Abazi ka dhënë dorëheqje nga posti i saj. Ajo këtë e bëri të ditur sot përmes një deklarate për media, me ç’rast akuzoi kryetaren aktuale të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska se ka shkelur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Në videon më poshtë mund të ndiqni prononcimin e plotë të zonjës Bujare Abazi.