Aleanca për Shqiptarët, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë Qendrore e dalë nga Kongersi partiak i organizuar muaj më parë.
Në mbledhjen e sotme janë zgjedhur nënkryetarët e Aleancës, zëdhënësi i partisë dhe dy sekretarët organizativo-teknik.
Emri i i ri që spikatë kësaj radhe tek nënkryetarët e ri të sapozgjedhur nga kjo parti është emri i Bujare Abazit.
Abazi, inxhiniere e post telekomunikacionit shihet si një nga figurat më premtuese tek Aleanca për Shqiptarët. Ajo ndryshe gëzon një përkrahje të madhe në Shkup ku në zgjedhjet e fundit ishte edhe bartëse liste për Këshillin e komunës së Çairit./ Zyrtare.com/