Me shumë seriozitet filluan të zgjidhen problemet e ndotjes, por jo me shpejtësinë që pritnim që të realizohen kërkesat e organizatave ekologjike, ka thënë Aleksandra Bujaroska nga Fronti 21/42, në bisedën javore për REL.

“Për dallim prej më herët, tani kemi më shumë grupe të organizatave që punojnë në zgjidhjen e problemit me ndotjen, dhe grupe që punojnë në rrethinën e Drisllës që veçmë bëjnë hulumtim sesi ndikon ai instalim mbi shëndetin e njerëzve që gjendjen atje. Kishte paralajmërime nga kolegë se ka rritje të sëmundjeve kancerogjene. Besoj se kjo do të del në ndonjë studim më të detajuar që do të nxit autoritetet më seriozisht të zgjidhin këtë problem”, ka thënë Bujaroska, transmeton Medial.mk.

Sipas saj kur është në pyetje Drislla, ose të plotësohen standardet evropiane ose e njëjta të mbyllet, pra zgjidhje tjetër nuk ka.