“Bukë dhe Shpresë”- Projekti më i ri humanitar i QSA

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – QSA me seli në Maqedoninë e Veriut ka nisur projektin e radhës humanitar të quajtur ‘Bukë dhe Shpresë’.

QSA bën thirrje për donacione nga njerëz të ndryshëm për familjet në nevojë, duke i ndihmuar atyre me pako ushqimore. Këto pako përmbajnë dhjetë lloje të produkteve ushqimore dhe thasë me miell. QSA në listat e tyre ka mbi njëqind familje në nevojë, fëmijë jetë, dhe familje që nuk mund të sigurojnë të ardhurat ushqimore.

Kryesisht familjet janë nga komuna e Kumanovës, Likovës dhe Shkupit. Për të ndihmuar një familje nevojtare, nevojiten 350 euro për ti siguruar atyre nevojat ushqimore për një vit. Për kontakte, të donacioneve mund të kontaktoni Qendrënn e Solidaritet dhe Avancimit

qsa1