Buka e misrit është një prej ushqimeve më të rekomanduara për shkak të vlerave ushqyese që ka. Receta e mëposhtme është marrë nga një fshat i Shqipërisë. Ajo përbën një ndër specialitetet e zonës.Por pa shkuar deri tek ai fshat ne ju tregojmë recetën, që gazetarët e Shije.al kanë siguruar për të gjitha amvisat dhe ndjekësit tanë.

Në fund na shkruani sesa e keni shijuar këtë pjatë, e cila është thjesht: FAN-TA-STI-KE !

Përbërësit: 

Një bukë misri të gatshme
1 karrotë e grirë imët
2 lugë me gjizë ( me kripë ose pa kripë sipas dëshirës)
vaj ulliri
rigon

Përgatitja:

E marim bukën e misrit dhe do i heqim shtresën e mësipërme ( pjesën e fortë të saj). Pjesën që na ngelet e vendosim në tigan dhe e skuqim me vaj ulliri për rreth 2 minuta. Më pas e heqim. Sipër i shtojmë dy lugët e gjizës dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme.Sipër i hedhim karrotat e grira, pak rigon dhe në fund pak vaj ulliri. Kjo do të jetë receta më e shpejtë dhe buka më e mirë e misrit që keni ngrënë ndonjëherë!