Kuvendi i Bullgarisë njëzëri e ka ratifikuar Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Marrëveshja u mbështet nga të gjitha partitë paralele në Bullgari, ratifikimi mori 182 vota deputetësh, kurse në votimin e dytë marrëveshja u ratifikua nga të gjithë 186 deputetët.

Marrëveshja, sipas Reuters, është nënshkruar më 1 gusht 2017 nga kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, për shkak të forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella miqësore, promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse, në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Më 15 janar, Parlamenti maqedonas me 61 vota “për” dhe një “abstenim” miratoi projekt-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë./Almakos