Në Twitter, presidentit amerikan Donald Trump i pëlqen të tregohet si njeriu i fortë. Madje ai i kishte quajtur protestuesit në SHBA edhe terroristë.

Por kur protestuesit kishin arritur në Washington DC, Trump thuhet se ishte fshehur në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Dhe për këtë, presidenti Trump u kishte thënë gazetarëve se ai ishte futur aty vetëm për një inspektim të vogël.Për këtë, muzikantja Courtney Jaye bëri një këngë me justifikimin e Donald Trump në mënyrën e saj.

Titulli është “Bunker Boy”, që edhe u bë viral.

Ajo u shikua pothuajse 1.5 milion herë në vetëm disa ditë dhe mori 69,000 pëlqime.

Kjo ndoshta është edhe për shkak të cilësisë së këngës prej 45 sekondash.

Më parë ajo kishte postuar edhe një këngë me titullin “Fuck this fucking president”. /Telegrafi/