Shkruan Hamdi Ndrecaj- PANTERI

Disa fjalë për bashkëluftëtarin e arrestuar dhe të dënuar si shumë të tjerë me burgim të përjetshëm nga shteti monstrum sllavo- maqedonas…

A ka drejtësi apo secila parti politike, (BDI dhe PDSH) shqiptare u bindet rregullave të politikes antishqiprtare sllavo-maqedonase ..se çlirimtari i mirë shqiptar është shqiptari i vdekur apo i burgosur.

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

Ne e dimë fare mirë se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk është mbështetur në asnjë fakt, dhe si i tillë është pa asnjë bazë ligjore. Rasti i Burhan Porojit, i cili i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme ka 10 vite që rrin nëpër arkivave të kësaj të fundit. Ky rast është i paprecedentë edhe në Afrikën e Jugut, kurse për Maqedoninë është një çmenduri e llojit të vet që të tmerron,e jo të quhet “gjyqësi demokratike”. Mendojmë se ky rast duhej të ishte preokupimi kryesor dhe sprovë e ndershmërisë edhe e atyre “përfaqësuesve shqiptarë” në koalicion me Zaevin, e kurrsesi dalldisja e tyre pas zgjedhjeve lokale e të tjerave interesash të tyre të ngushta.

Procesi ndaj Nuhiut totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Për Nuhiun shpresojmë se do të ketë drejtësi dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të Maqedonisë tërësisht të pafajshëm.
Por e veçanta e kësaj dite për të është përkujtimi me mallëngjim i 16 vjetorit të humbjes së jetës të vëllaut të tij, Selman Nuhija, dëshmor i UÇK-së që u vra gjatë luftës së 2001 në rajonin e Tetovës.
Ja si e përkujton këtë përvjetor:
“Sot u mbushen 16 vite pa ty o vlla
kjo datë per mua asht dhe do të jetë gjithmon datë krenarie, datë pikllimi, datë deshprimi nga ndarja me ty. per çdo orë, per çdo ditë, per çdo vit nuk me ikë nga medja ndarja ime me ty o vlla. Ty u ndave nga kjo botë, por u ngrite ne altarin e lirisë.
LAVDI GJITH DESHMORVE TE KOMBIT”, ka shkruar Burhan Nuhija, i cili po ashtu ka qenë ushtarë i UÇK-së në luftën e 2001.

Sipas dëshmive dhe avokatit të tij, ai po mbahet padrejtësisht në burg sepse nuk ka fakte dhe dëshmitarë për veprën që e ngarkuan. Burhani ka pasur dëshmitarë se ka qenë krejtësisht në vend tjetër dhe për këtë ka dëshmitarë dhe banorët , të cilët thonë se procesi ka qenë i montuar duke qenë se rrjedh nga një familje patriotike, vëllai i të cilit ra dëshmor si ushtar i UÇK në 2001.
Publicisti Nijazi Muhamedi është i pari që e zbuloi rastin e të burgosurit të përjetshëm pa prova, Burhan Nuhiut -Porojit, dhe pasi e bëri publik reagimin e tij që e botuan të gjitha mediat shqiptare, është angazhuar që nëpërmes rrugëve juridike-gjyqësore rasti i Burhan Porojit të kthehet për rigjykim. Me nismë dhe angazhim të tij, kërkesa për rigjykim tash është duke u analizuar në Komitetin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i themeluar pikërisht për rastet e gjykimeve të manipuluara dhe me burg të gjatë ose të përjetshëm, mbështetur edhe nga UE, dhe lëndën e Burhanit e kanë marrë për analizë dhe procedim të mëtejmë si dhe për mbrojtje 3 avokatë të angazhuar nga ky komitet dhe UE, nën udhëheqjen e avokatit të njohur shqiptar nga Shkupi, Naser Raufi, njoftojnë burimet e shtypit shqiptar në Maqedoni.