Një burrë ka treguar se është britanezi i parë i cili ka mbetur shtatzënë, shkruan Standard.co.uk.

Hayden Cross ligjërisht është mashkull, por që i është nënshtruar një trajtimi hormonal në mënyrë që të kompletojë ndryshimin gjinor.

Tash i papunë por që më parë punëtor supermarketi, është katër muaj shtatzënë duke përdorur një donator të spermës për të pasur fëmijë.

Ai ka treguar se donatorin e ka gjetur përmes Facebook, për të pas fëmijën, transmeton Klan Kosova.

20 vjeçari kishte lindur si vajzë dhe ka jetuar si burrë për tre vjet, duke marrë hormone mashkullore për këtë periudhë kohore.

“Dua që foshnja ime ta ketë më të mirën. Do të jem babai më i mirë”, ka thënë ai.

Gjatë kohës së “trazicionit” ai ka pyetur në laboratorin NHS për të ngrirë vezët e tij para se procesi të ishte kompletuar për ta lejuar atë që të ketë më vonë në jetë fëmijë.

Por që kjo kërkesë e tij ishte refuzuar, ku i ishte sugjeruar që të përdorte një donator anonim për spermë në mënyrë që të mbetet shtatzënë.

Pasi ta lindë foshnjën, ai ka thënë se nuk ka në plan që të vazhdojë menjëherë procesin e tranzicionit për të hequr gjinjtë dhe vezoret.
burri2burri1burri

male