Ziona Chana, 67 vjeç, që predikon poligaminë, ka krijuar familjen më të madhe në botë. Ai ka 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër dhe 14 kunata. Familja e Ziona, jeton e gjitha në të njëjtën banesë, por ai ende nuk është i kënaqur.

Thotë se ka dëshirë që të shtojë sërish numrin e grave, në mënyrë që t’i japin sa më shumë fëmijë. Historia e kësaj “tribuje”, vjen nga Mizoram, që ndodhet në veri-lindje të Indisë, në kufi më Birmaninë dhe Bangladeshin.

Ziona jeton në një shtëpi me 4 kate, 100 dhoma që mund të strehohen të gjithë të afërmit e tij. Gratë ndajnë një dhomë gjumë, pranë dhomës ku ndodhet krevati i burrit: në fshat tregojnë që atij i pëlqen shumë të jetë nën shoqërinë e 7-8 grave, që duhet ta ndjekin në çdo moment të ditës.

Fëmijët dhe gratë e tyre, së bashku me vogëlushët, jetojnë në dhoma të ndryshme të të njëjtit kompleks, por ndajnë të njëjtën kuzhinë.

Megjithë këta njerëz në shtëpi, ka turne dhe rregulla për tu respektuar: kështu që gratë merren me kuzhinën, vajzat pastrojnë dhomat dhe lajnë rrobat, ndërsa meshkujt merren me bujqësi dhe blegtori.

Kreu i kësaj “organizate”, është Zathiangi, 69 vjeç, gruaja e parë e tij, të cilën e ka njohur në adoleshencë dhe është martuar kur ishte 17 vjeç. Është ajo që jep urdhrat dhe organizon punët ë shtëpisë, por edhe të shkollës, parkut të lojërave, e të tjerë.

Me një familje kaq të madhe, e cila të ardhurat i merr në sajë të punës dhe donacioneve, nuk është çudi me ato që konsumohen në kuzhinë, por ai sërish është i gatshëm për ta zgjeruar familjen edhe më shumë.