Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përsëritur edhe një herë se nuk ka asnjë platformë nga Tirana dhe se Shqipëria nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Bushati gjithashtu ka thënë se Deklarata politike shqipare nuk mund të quhet si platformë e Tiranës, dhe se Shqipëria nuk ndërhyn në Maqedoni, por ka dhënë disa këshilla në mënyrë miqësore.

Ministri i Jashtëm ka ritheksuar se ka një platformë të partive politike shqiptare për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin.

Sipas “AIM”-së, Bushati ka shtuar se nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se Shqipëria është shumë e kujdesshme gjatë këshillimeve në mënyrë miqësore.