“Boshnjakët duhet të ruajnë identitetin e tyre, sepse humbja e tij paguhet me skllavëri dhe poshtërim” – Alija Izetbegoviç. Përmes kësaj thënie të presidentit historik të Bosnje dhe Hercegovinës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka uruar komunitetin boshnjak në Republikën e Maqedonisë së veriut me rastin e ditës ndërkombëtare të popullit të tyre.

Ky është postimi i plotë i Bushit në facebook:

“Boshnjakët duhet të ruajnë identitetin e tyre, sepse humbja e tij paguhet me skllavëri dhe poshtërim” – Alija Izetbegoviç.

Me këtë thënie të presidentit historik të Bosnje dhe Hercegovinës dëshiroj tu përcjellë urimet e mia më të sinqerta bashkëqytetarëve tanë të komunitetit boshnjak me rastin e 28 Shtatorit – Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve.

Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të të gjithë popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është zëri i përbashkët i të gjitha komuniteteve kurse vetëm përmes angazhimit të të gjithë neve për të drejtat e njëri tjetrit mund të sjellë shoqëri të barabartë në vend.

Shëndet e suksese paçit gjithmonë në familjet tuaja, Urime 28 Shtatori – Dita ndërkombëtare të popullit tuaj.