Kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Liljana Kuzmanovska, ndonëse e caktoi mbrëmë në orët e vona, sot paradite sërish e shtyri debatin për arkën shtetërore. Ajo në bisedën telefonike për Alsat M tha se është vendosur për një hap të këtillë për shkak të debatit në komision për heqjen e imunitetit të kolegëve të saj, që ishte në të njëjtën kohë kur duhej të mbahet edhe debati për buxhetin. Nëse nesër në seancë plenare shqyrtohet heqja e imunitetit të deputetëve, atëherë ka gjasa që sërish të mos ketë debat për buxhetin. Në përputhje me Rregulloren, ky komision ka 10 ditë për t’i shqyrtuar 279 amendamentet e parashtruara për buxhetin, ndërsa tashmë kaluan katër prej tyre.