Qeveria ka miratuar mbrëmë projekt-propozimin për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe të njëjtin e ka nisur drejt Kuvendit për shqyrtim nga deputetët. Buxheti i vitit 2018 do të peshojë 3 miliardë e 430 milionë euro. Ministria e finansave ka projektuar të grumbullojë 193.5 miliardë denarë, ndërsa të shpenzojë 211.7 miliardë denarë, me çka si të hyrat ashtu edhe shpenzimet janë planifikuar të rriten për 4.7% gjeqësisht 4.1% për qind.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Rritja e bruto prodhimit real është projektuar në 3.2% dhe është në linjë me vlerat e parapara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe insttuconet ndërkombëtare. Presim intenzivim të mëtejmë të aktivitetit ekonomik në vendin tonë. Rritja do të bazohet në shpenzimet solide personale, rritjen e aktivitetit investitor në shtet dhe rritjen e eksportit. Arritëm të projektojmë deficid buxhetor më të ulët nga viti i kaluar. Deficidi buxhetor këtë vit do të jetë 2.7% nga bruto prodhimi vendor”

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi ulje të shpenzimeve joproduktive, si dhe rritje të pagave në arsim, shëndetësi, mbrojtje dhe në sferën e përkujdesjes sociale për fëmijët. Investimet kapitale janë parashikuar të jenë për 1.3 milardë denarë më shumë se në buxhetin e kaluar apo gjithsej 24.7 miliardë denarë. Zaev premtoi më shumë para në vitin e ardhshëm edhe për komunat si dhe për zhvillimin e barabartë rajonal, 10 milonë denarë për projekte që kanë të bëjnë me diasporën dhe 100 milionë denarë për punësime të reja përmes programeve të ndryshme.

Por, projekti i shumëpritur rruga Shkup-Bllacë Zaev konfirmoi se nuk do të ndërtohet as vitin e ardhshëm. Shtyerja edhe për një vit e zgjerimit të rrugës dhe ndërtimit të autostradës drejt kufirit me Kosovën bëhet me arsyetimin për kompletimin e dokumentacionit, ndërsa si shkak tjetër është përmendur rruga e Vizbegut.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Përmes financimit të kësaj rruge dhe gjithë projektit, diku kah fundi i vitit të ardhshëm përfundon dokumentacioni i kompletuar për këtë rrugë prioritare për Republikën e Maqedonisë. Tanimë ka përfunduar debati për rrugën e Vizbegut, pjesa që kalon në zonën urbane të qytertit të Shkupit. Qëllimi jonë është ta zgjërojmë këtë rrugë, mos t’i dëmtojmë objektet që ekzistojnë, një pjesë e njerëzvë që janë këtu tanimë kanë mbajtur takime me drejtues të disa subjekteve. Por një është e sigurt nga mbikalimi tek qarkorja deri në kufi me Kosovën do të jetë komplet autostradë, dokumentacioni i ri i projektit do të duhet ta japë zgjidhjen për pjesën që kalon në pjesën urbane”.

Zaev tha se rritja e akcizës së naftës do të rris edhe çmimin e dizelit në shitje me pakicë, për rreth tre denarë duke shtuar se kjo bëhet jo vetëm për qëllime të mbushjes së buxhetit, por edhe për qëllime ekologjike. Arben Zeqiri /SHENJA/