Rrëshqitjet e dherave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut kanë dëmtuar rrugën në Borsh në aksin Qafë e Llogarasë – Sarandë.
ARRSH njofton se rruga është çarë më dysh. Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve njoftohen që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda.