Nga 22 rastet e reja sot në Shkup, 5 persona janë nga Çairi, tre nga Butelli dhe nga dy në Aerodrom dhe Saraj, që sipas statistikave, këto komuna janë të njëjtat që vazhdimisht ka rritje të numrit të të infektuarve.

Janë regjistruar edhe nga dy raste në Shuto Orizare, Gjorçe Petrov dhe Iliden dhe nga një rast në Gazi Babë, Studeniçan, Sopishte dhe Kisella Vodë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme kishim 35 raste të reja dhe 5 viktima u regjistruan. Prej rasteve të reja 22 ishin në Shkup, 4 në Kumanovë, 6 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Gostivar.

Për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend e posaçërisht në disa komuna të caktuara, sot Këshilli për Siguri vendosi që të ketë edhe 14 ditë gjendje të jashtëzakonshme.