‘Duke e pasur parasysh që hepatiti është problem shëndetësor botëror Republika e Maqedonisë, gjeghësisht Qeveria me planin e veprimit, Strategjinë 2018-230 parasheh pjesëmarrje aktive sipas rregullat dhe rekomandimet e OSHB-së për eliminimin e hepatitit C dhe për redukim të hepatitit B deri në vitin 2030’, deklaroi zv.ministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski.

Zv.ministri theksoi se në këtë drejtim, me rebalansin e buxhetit janë paraparë 10 milionë denarë shtesë për barna të reja dhe programe preventive.

Pas rebalansit të buxhetit, Klinika për sëmundje infektive posedon me një fond prej 180 milionë denarë. ‘Shpresoj se me buxhetin e ri për vitin 2018 do ti zmadhojmë këto fonde për të plotësuar nevojat e qytetarëve’, vazhdoi zv.ministri Çakarovski, i cili morri pjesë në aksionin e testimit falas dhe anonim të hepatitit C në QT Ramstor në Shkup, për ditën botërore të luftës kundër hepatitit, nën organizim të qendrës Hepar-Manastir.

Nga Qendra Hepar thanë se janë në bisedime me ministrinë e Shëndetësisë dhe se ka filluar formimi i një Komisioni të caktuar i cili do të punojë në drejtim të krijimit të Strategjisë kombëtare për eliminim të hepatitit në Maqedoni, që sipas tyre nënkupton kyçje graduale e të sëmurëve nga hepatiti në mjekime të reja inovative.