Kohët e fundit dëmtimi i të dëgjuarit po kthehet në një problem serioz për mjekët otorinolaringologë.

Alarmi është dhënë nga vetë këta të fundit, të cilët thonë se përdorimi i kufjeve për një kohë të gjatë po çon në dëmtim serioz dhe të parikuperueshëm të dëgjimit të të rinjve.

Sipas specialitëve më të rrezikuar janë ata që e kanë të detyrueshëm përdorimin e kufjeve për të siguruar të ardhura për jetesë. Fjala është për të rinjtë që punojnë në Call Center.

Mjekët thonë se janë 17% të të rinjve të cilët kanë dëmtim të dëgjimit nga përdorimi i kufjeve për një kohë të gjatë.

Kategori më vete janë policët e trafikut, dëgjimi i të cilëve po dëmtohet si pasojë e kushteve të punës. Studimet e fundit, kanë treguar se gjatë një viti 40 milionë njerëz në gjithë botën, kanë dëmtime të dëgjimit si pasojë e ndotjes akustike në të cilën jetojnë.