Çanak: Shesheli është ekstremist rus

Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak, gjatë një interviste për “Zëri”-n ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Milloshevicit.

Çanak ka premtuar se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb, do iniciojë ndryshimin e Kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme sepse, sipas tij, nuk është pjesë e Serbisë.

Ai ka folur edhe për radikalin Vojisllav Sheshel duke thënë se ky i fundit njihet si ekstremist rus.

“Shesheli është shumë i njohur si ekstremist rus, për shkak të arsyeve të panjohura ai është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare edhe pse ka bërë gjëra të tmerrshme gjatë viteve ’90.

Në anën tjetër, unë jam duke i thënë Beogradit që ta njohë Kosovën e Bosnjën dhe ta integrojë jugun e jo ta ndajë nga Bosnja.

Mendoj se stabiliteti në Bosnjë dhe njohja e Kosovës janë një mënyrë drejt krijimit të një stabiliteti dhe bashkëpunimi më të mirë në rajon.

Fatkeqësisht, aktualisht nuk kam shumë përkrahës, mirëpo mendoj se kjo logjikë do të jetë gjithnjë e më shumë e pranuar nga qytetarët e Serbisë, sepse ata kanë provuar gjithçka tjetër”, ka thënë kandidati për president, Nenad Çanak.