“Do të kemi sfida edhe në periudhën e ardhshme, procesi nuk do të jetë i lehtë, ndërsa periudha për përgatitje ishte e shkurtë, por mendoj se kemi bazë për të thënë se viti shkollor do të fillojë në mënyrë të organizuar dhe do të kemi qasje në proces arsimor, i cili do të jetë i mirë dhe shpresoj që në pajtim me gjendjen epidemiologjike do të jetë edhe dinamik dhe do të kemi vit të suksseshëm shkollor 2020/2021”.

Këtë sot e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, gjatë vizitës së saj në dy shkolla fillore në Gazi Babë të Shkupit.

Ajo bëri thirrje për durim nga të gjitha palët, sidomos nga mësimdhënësit, të cilët siç tha, e përjetojnë presionin më të madh në këtë moment, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Carovska i ftoi të gjithë nxënësit, prindërit, mësuesit, drejtorët dhe kryetarët e komunave që të kontribuojnë në këtë proces.