Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka thënë se të hënën do të dihen kush janë përgjegjësit për rastin e abuzimit seksual me vajzën 13-vjeçare, që ishte nën mbrojte të institucionit publik të fëmijëve me probleme sociale “25 maji”.

“Përgjegjësi do të ketë pasi të hënën komisioni do të jep rekomandimet dhe do të veprojë në bazë të tyre, nuk ka mundësi askush mos mbajë përgjegjësi”, ka thënë Carovska në emisionin debativ Top tema në TV Telma.

Vajza, e raportuar nga media se ishte përdhunuar dhe ka ngelur shtatzënë, kurse pastaj ka abortuar. Ajo aktualisht ndodhet në Çiçino Sello në Komunën e Sarajit dhe nën mbikqyrjen e specialstëve nga Klinika Psikiatrike Shkup.