Ish drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike përfundojë në burgun e Shutkës. Gjykata i caktoi masën e paraburgimit pasi Prokuroria për ndjeken e krimeve të organizuara dhe korrupsionit ka marrë informata operative nga policia se i akuzuari për ngjarjet e “27 prillit” Mitko Çavkovi planifikonte të arratisej. Këtë informatë e ka konfirmuar edhe Prokuroria në kumtesën e mëposhtme.

“Kërkohet masa e paraburgimit për një të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Prokurori i ngarkuar dorëzoj propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për shtetasin M.Ç. sipas nenit 165, paragrafi 1, pika 1 të ligjit të procedurës penale. Sipas të dhënave të marra dhe nga frika se i akuzuar mund të arratisej dhe të fshihej për të shmangur përgjegjësinë penale, Prokuroria i kërko Gjytakës Themelore Shkupi 1 t’i përcaktojë masën e paraburgimit. I akuzuari është pjesë e lëndës për ngjarjet e 27 prillit, për të cilën gjykimi është mbyllur dhe është caktuar seanca e dëgjimit për shpalljen e vendimit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjeken e krimeve të organizuara dhe korrupsionit.