Forumi i patriotëve mendjehapur paralajmëron se çdo tentim për koalicionim me BDI-në, si një nga nënshkrueset e platformës së shqiptarëve, do të jetë akt i tradhëtisë së interesave kombëtare maqedonase. Sipas tyre nëse Gruevski dhe Ahmeti bëjnë koalicion, OBRM-PDUKM-ja do ta mbështet ridefinimin e Maqedonisë.

“Forumi ashpër reagon edhe ndaj heshtjes së institucioneve dhe të partive ndaj deklaratës së ministrit të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili neve maqedonasëve na quajti sllavo-maqedonas. Ndonjëherë interesat personale duhet të harrohen dhe të veprohet në mbrojtje të interesave kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Forumit të partiotëve mendjehapur.

Ata gjithashtu kërkojnë dorëheqje nga Nikolla Gruevski nga posti i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, dhe të zgjidhet një kryetar i ri.