Çdo mengjes na duhet te dalim para pasqyres dhe aty shikojme imazhin tone e gjithmone themi: ah sikur te mos e kisha kete rrudhe, eh sikur te ishin me te mbushura keto rrudhat anash hundes. Fillojme dhe terheqim lekuren e fytyres me duar dhe dukemi me te bukur por sapo heqim duart kthehemi ne gjendjen e meparshme.
Ka dhe plot faktore te jashtem dhe te brendshem qe ndikojne ne demtimin dhe plakjen e parakohshme si:
• rrezatimi ultraviolet
• humbja e indit dhjamor ne lekure
• ndryshimet hormonale
• ndryshimet gravitacionale
• menyra jo e shendetshme e te ushqyerit
• menyra e te fjeturit
• ekspresioni
• stresi
Por si gjithmon ka nje zgjidhje. Sot egzistojne trajtime dermato- estetike joinvazive qe na bejne te ndjehemi me te bukur dhe me te rinj, te tilla si perdorimi i Fillers, Botox etj
Fillersat
Fillersat jane substanca ne trajte xheli, te cilat mund te injektohen ne lekure per te permisuar pamjen e rrudhave te holla apo te thella te lekures, per te mbushur dhe per te rregulluar rrudhat e thella nasolabiale, apo per te modeluar buzet. Rezultati eshte rritja e lemueshmerise se lekures se fytyres, eleminimi i rrudhave te moshes dhe nje pamje me e re fytyres.
Shumica e fillersave zevendesojne komponentet e humbur te lekures, qe jane kolagjeni, acidi hialurinic dhe elastina qe jane shume te domosdoshem per rigjenerimin dhe per nje funksionim sa me normal te lekures. Sot ne te gjithe boten materiali me i mire dhe i pranushem biologjikisht eshte Acidi Hyalurinic(AH). Ai gjendet ne menyre natyrale ne lekuren tone. Fillersat jo vetem mbushin rrudhat dhe modelojne buzet por ata gjithashtu stimulojne prodhimin e kolagjenit duke bere qe edhe pas absorbimit te tyre qe zgjat rreth 6-9 muaj, lekura te nxitet dhe te prodhoje elementet e mesiperm.
Botox
Botoksi eshte nje medikament qe permban nje substance te quajtur botulin toxin tipi A. Ne doza te vogla te holluara toksina injektohet ne muskujt e vegjel duke i relaksuar ato dhe per rrjedhim con ne shtrirjen rrudhave te fytyres. Botox mund te perdoret dhe per trajtimin e djersitjes se shtuar.
Si vepron BOTOX?
Botoksi bllokon impulset nervore qe shkojne ne muskujt e vegjel dhe parandalon keta muskuj qe te mblidhen. Ne kete menyre, lekura siper ketyre muskujve lemohet dhe shtrihet pa rrudha. Botoxi vepron vetem ne muskujt specifik ku injektohet dhe jo ne muskujt e tjere afer.
Sa zgjat efekti i BOTOX?
Efekti zgjat mesatarisht 4-6 muaj pas trajtimit te pare. Per te mbajtur nje rrezultat sa me te mire dhe natyral mund ta perseritet procedura 2-3 here ne vit. Megjithese eshte pare qe pas trajtimit te pare efekti i BOTOX ne trajtimet e radhes zgjat edhe me shume. Mos kini frike se pas mbarimit te efektit rrudhat tuaja do duken me keq, perkundrazi ato permiresohen me shume. Perdorimi i botox eshte pare dhe ne mosha te reja mbi 18 vjec.