Që nga hapja e çerdheve më 9 shtator, deri sot janë regjistruar gjithsej 142 raste me coronavirus, prej të cilëve 33 janë fëmijë, ndërsa 109 të punësuar.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, tha se në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se numri i madh i fëmijëve që janë në izolim, është për shkak se një rast pozitiv e çon në izolim një grup prej së paku 15 fëmijëve.

Shahpaska vlerësoi se gjendja në çerdhe është nën kontroll, pasi siç tha, mund të shihet numri i ulët i rasteve pozitive dhe personave në izolim, duke pasur parasysh se për momentin 11 mijë fëmijë janë në çerdhje.