Në selinë e Aleancës në Bruksel mbahet ceremoni për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO që u zyrtarizua në fillim të javës. Në ceremoni u ngrit flamuri i Malit të Zi i cili është anëtari i 29-të i NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Storltenberg në fjalën e tij është shprehur se “Mali i Zi në mënyrë të barabartë ka marrë pjesë mes nesh. Tashmë ai ka vendin e tij në tryezën tonë dhe posedon fjalën e barabartë për të formësuar të ardhmen e Aleancës.”

Duke vënë në dukje se anëtarësimi i Malit të Zi është tregues i politikës së NATO-s me “dyer të hapura” Stoltenberg tha se “Mund të përfshihen në NATO edhe ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen duke treguar se zbatojnë reformat, përqafojnë demokracinë dhe mbizotërimin e ligjit dhe gjithashtu që dëshirojnë të kontribuojnë për sigurinë tonë të përbashkët duke marrë përgjegjësitë.”

Më tej Stoltenberg ka bërë të ditur se sot është një ditë historike dhe ka shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi jo vetëm për vendin dhe NATO-n , por është i dobishëm edhe për paqen, sigurinë ndërkombëtare si dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Një fillim i ri për Malin e Zi”

Edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka theksuar se tashmë edhe flamuri i Malit të Zi valëvitet në Bruksel si simbol i sigurisë dhe mirëqenies.

Pasi i ka bërë thirrje për kthim në punimet e parlamentit opozitës e cila mban një qëndrim kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ai duke cilësuar si “aleanca më e fortë” NATO-n tha se anëtarësimi në këtë Aleancë do të përshpejtojë edhe dialogun.