Ish-kryetari dhe një nga themeluesit e LSDM-së, Branko Cërvenkovski përmes një thirrje publike drejtuar udhëheqësisë dhe anëtarësisë së LSDM-së ka kërkuar që të distancohen nga deklaratat e fundit të Zoran Zaevit lidhur me Bullgarinë, që sipas tij, nxitën pasoja të rënda dhe afatgjata për popullin dhe shtetin maqedonas.
Ai ka dënuar ashpër qëndrimet e shprehur nga kryeministri Zoran Zaev.

Cërvenkovski shtoi se këto qëndrime nuk janë të mbarë LSDM-së dhe kreut shtetëror. Më poshtë reagimi i plotë publik i Cërvenkovski, që një periudhë ishte ish-president i Maqedonisë dhe së fund ka qëndruar në heshtje:
Të respektuar bashkëpartiakë, Në 7 vitet e kaluara vendosa të mos jem prezent në asnjë mënyrë në skenën politike në Maqedoni.

Për një sjellje të tillë kam më shumë shkaqe, kurse tani po i përmend dy kryesore. Deri sa LSDM ishte në opozitë dhe zhvillonte luftë të fuqishme me regjimin, nuk dëshiroja të jem shkak plotësues për sulme ndaj udhëheqësisë së LSDDM-së, sejanë marioneta të mia ose që zbatojnë politikë nën ndikimin tim.

Desha që partia të lirohet nga çfardo lloj barre nga qeverisjet e mëhershme të LSDM-së me vendin. Në periudhën pas formimit të qeverisë në krye me LSDM-në, nuk u paraqita në opinion, që të mos vi në situatë të konfrontohem ose publikisht t’i kritikoj disa politika dhe hapa të partisë sime. Kurse situata të tilla kishte në disa raste.

Ky qëndrim i imi do të vazhdonte edhe në të ardhmen, nëse nuk do të ndodhte intervista skandaloze e Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë sonë, Zoran Zaev. Qëndimet dhe tezat e shprehura në atë intervistë, shkaktuan dhe do të shkaktojnë pasoja të rënda afatgjate për popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas.

Është bë dëm i madh dhe i papërmisueshëm. Ajo që duhet patjetër të bëhet është të bëhet me dije se qëndrimet e Zaevit nuk janë as qëndrime të mbarë Qeverisë, e as të mbarë kreut shtetëror”, shkruan Cërvenkovski.(INA)