Kryeministri grek, Aleksis Cipras pati një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Një nga temat ishte edhe çështje e emrit, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit në Athinë.

“Dy liderët biseduan për rrejdhën e bisedimeve për çështjen për emrin e IRJM-së thuhet në kumtesën e shkurtë nga kabineti i kryeministrit grek.

Televizioni grek Skaj, duke iu referuar burimeve të veta, kumtoi se “Cipras ia ka potencuar Merkelit nevojën për zgjidhje përfundimtare të kontestit, me ndryshim të emrit kushtetues të vendit fqinj”. Sipas burimeve të njejta, kryeministri grek dhe kancelarja gjermane u dakordua të takohen të premten në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Biseda telefonike Cipras – Merkel vjen vetëm një ditë para vizitës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane.