Nga:Blerim QAMILI

Ndjej keqardhje të thellë për Artistët në përgjithësi e sidomos për ata të cilët në emër të lirisë së tyre i cënojnë liritë e të tjerëve, të cilat janë të caktuara me Ligj dhe rregulla profesionale. Fatkeqsia e të gjithë këtyre artistëve është se janë të pa ditur e të pa informuar rreth rreguave elementare ligjore të profesionit të tyre. Madje me sa kuptova unë nga debati në Click Plus, ata dy djem që quheshin Aktorë, nuk e kuptonin se çfar funksioni ka Regjisori.
Në këtë rast flasim për Aktorët, por unë jam i bindur se vlen për të gjithë artistët në RMV.
Mosdija e këtyre dy aktorëve e shëndroi Teatrin në Cirk.

Ta analizojmë nga e para: Qasje arrogante duke u thirur në “Argumente” e pas një ore debati zhurmshëm, ngelën duke kërkuar përgjigje morale. Ishte qesharake. ??
Por më iritoi qasja e poshtër dhe çnjerzore ndaj figurës së një regjisori. Ata e paragjykonin “Live” në emision, një regjisor, ndër të paktët të kalibrit të tij në RMV, duke e nënçmuar e akuzuar për dinakëri të Ish Politikani. Komplet amorale dhe çnjerzore, të akuzosh dikënd sepse ishte dikur ministër.
Regjisori si në Film ashtu edhe në Teatër bart përgjegjsitë e suksesit apo dështimit të çfaqes. Ai është përgjegjës kryesor profesional dhe bart të drejtë autokratike mbi veprën e tij. Vepra është pronë ekskluzive e Autorit, ashtu siç njerëzit patentojnë Idetë, brendet, produktet dhe gjetkë.
Për çdo gjë që ka të bëjë me realizimin e saj (pra çfaqes) vendimin e mer regjisori dhe i njejti vendim është i parevokushëm në çfarëdo rrethane.
Të tjerëve ju ngelet të vendosin duan apo nuk duan të përshtaten me rregullat që i cakton ai.
Edhe në rastin më ekstrem, sikur rregjisori ti ketë larguar nga çfaqaja me motive edhe nga më banalet, përsëri regjisori ka të drejtë.
Teatri si institucion ju përket tëgjithëve megjithatë për pjesëmarjen e aktorëve në një çfaqe të caktuar vendos dhe rivendos Autori ose konkretisht Regjisori sa herë që ti dojë toroçilja. ?
Drejtori në këtë rast obligohet ti krijon kushtet sipas kërkesës së regjisorit, që regjisori të. Und të realizoj çfaqen.
Ku është problemi do thoni ju?
Problemi qëndron se dy individë bojkotues, të cilët e kanë humbur ose kanë dështuar në betejën partiake, kanë ndërmarë një iniciativë për ti bllokuar punën regjisorit, duke kërcënuar se nuk bëhet çfaqja pa ta.
Mesiguri ata e marin këtë guxim duke u ndjejt të përkrahur nga ndonjë parti politike, sepse realisht Aktori në çdo çfaqe është shërbëtor i Regjisorit. Ai i plotëson kërkesat profesionale të tij dhe e jep kontributin e tij në çfaqe sipas kërkesave të parapërcaktuara nga regjisori.
Këta dy tipa e kanë marë këtë iniciativë duke u nis nga fakti se regjisori në fjalë ka qenë ministër, e këta do ta kenë më të lehtë tia hedhin paq përpara opinionit publik i cili priret ti paragjykojë njerzit.
Nga kjo më rezulton se këta dy palaço e kanë marë një iniciativë të pisët.
Kjo iniciativë mund të jetë gjithçka përpos revoltë aktorësh. Një çfaqe e tillë televizive num sjell asnjë dobi përpos ndyrje të Artit. Personalisht pash dy figura që çireshin kot. Një regjisor një drejtor dhe një Moderatir që kishin ngel e spi kuptonin çdreqin kërkonin këta dy palaço.
?