Vendimi për ndërprerjen e testimit eksternen, padyshim se do të ishte i mirëseardhur për të gjitha shkollat, pa dalim nëse udhëhiqen prej të “majtëve” apo të “djathtëve”, shkruan gazeta KOHA. Mangësitë dhe problemet që e kanë shoqëruar këtë proces i kanë ndjerë të gjithë pa përjashtim dhe kjo është arsyeja për të cilën të gjithë dëshirojnë të lirohen nga një ngarkesë e cila nuk prodhoi asnjë rezultat në përmirësimin e cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm. Madje, nuk kanë qenë të pakta as rastet kur vetë zyrtarë të lartë të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH) kanë deklaruar se testimi ekstern duhet të modifikohet dhe të gjendet një formë më e përshtatmë e realizmit të tij.

Situata me deklaratat politike të qeverisë në formim për largimin e eksternes si një prej prioritete të saja, nga njëra anë dhe nga ana tjetër mungesa e hapave konkrete që do të çonin në largimin e predispozitave ligjore, kanë krijuar një situatë ankthi nëpër shkolla. Më të preokupuar me dilemën do të ketë ose jo testim ekstern këtë vit janë sigurisht nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa drejtorët e shkollave pohojnë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizmin e këtij procesi, sipas Programit të punës për vitin shkollor 2016/2017 dhe instruksioneve që marrin vazhdimisht nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve. Besnik Ajeti, drejtor i Shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, vlerëson për KOHA se “testimi ekstern do të mbahet 100 për qind”. Kështu, ai thotë se janë gjasat e këtij viti, ndërsa paralajmërimet për ndërprerjen ekstremes, sipas tij, kanë të bëjnë me vitet e ardhshme shkollore. “Neve si shkollë kemi bërë të gjitha përgatitjet konform Programit dhe instruksioneve që vijnë nga MASH dhe QSHP. Nëse do të sillej ndonjë vendim që të mos mbahet testim i ekstern, ne sigurisht që do të veprojmë në bazë të udhëzimeve dhe vendimeve që na vijnë. Mirëpo, nuk besoj se do të ketë kohë që të ndryshohet diçka për sivjet”, shprehet Ajeti. Në këtë shkollë, maturantët u testuan në muajin shkurt, ashtu sikurse është caktuar me ligj dhe me programin e punës, ndërsa nga 5 deri 9 qershori do të testohen 310 nxënës të viteve I, II dhe III. Përveç Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), e cila e kishte objektiv politik largimin e eksternes, ishte edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që premtonte “modifikim të eksternes” në platformën e fushatës parazgjedhoret të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Mirëpo, pavarësisht pritjeve për formimin e qeverisë nga LSDM dhe BDI, kanë nis të zbehen shpresat për pezullimin e tij tani. Qeveria që duhet të procesuojë pezullimin e eksternes 2017 nuk është formuar ende, ndërsa na ndajnë vetëm 10 ditë nga data e caktuar si dita e fillimit të testimit ekstern të nxënësve për vitin 2017. Një pjesë e mirë e shkollave janë të bindur se “vlerësimi ekstern do të mbahet sivjet” ndërsa një pjesë tjetër shpresojnë ende se brenda këtyre 10 ditëve do të nxirret vendimi përkatës me të cilën Qeveria e mandatarit Zoran Zaev do ta pushojë testimin eksternen. Kjo situatë paksa konfuze, ka shkaktuar huti nëpër shkolla, në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve, thotë për KOHA, Talat Sadiku, drejtor i shkollës fillore “Liria” në Shkup. “Është pa dyshim një gjendje ankthi për rreth 500 nxënës të cilët nuk e dinë ende saktësisht nëse do të realizojnë testimin ekstern ose jo”, shprehet Sadiku. Largimi i eksternes, është padyshim i mirëseardhur, plotëson më tej ai, duke shtuar se ky proces ka nevojë të modifikohet dhe të ndryshojë mekanizmat për matjen e kontrollit. Është nonsens që mësimdhënësve të cilëve u vlerësohet puna dhe objektiviteti i notimit të nxënësve, në të njëjtën kohë janë të angazhuar edhe si testatorë. Shumë normale, që ata do ta organizojnë testimin në atë mënyrë që të mbrojnë notat të cilat i kane shënuar paraprakisht. Pastaj, janë edhe një sërë problemesh tjera të natyrës profesionale, për të cilat, sipas drejtorëve të shkollave, testimi ekstern duhet të ndryshojë formë dhe qëllim.