Një fëmijë 10 vjeç në Florida, Josh Vinciguerra, për pak është mbytur në pishinë ndërsa ishte duke thithur gazin e një tullumbaceje me helium. Pas pak kohësh nga ky veprim që duket i zakonshëm për fëmijët ai ka rënë në fund të pishinës. Prindërit e kanë nxjerrë me nxitim dhe fëmija është shtruar në spital.

“Kujtoj vetëm që po thithja helium dhe kaq”, ka thënë Josh.

 

“Diçka kaq e pafajshme dhe argëtuese mund t’i kushtonte atij jetën!”, ka thënë Marlene Vinciguerra. E ëma rendi drejt tij për ta nxjerrë nga uji, pa kuptuar çfarë ndodhi. Pas disa ditësh në spital, Josh rekuperoi. Megjithatë heliumi dhe pishina ishin një kombinim i rrezikshëm që ata nuk e prisnin.

Kur thithim helium pa pushim, në trup nuk hyn oksigjen dhe pas një farë kohe jeta vihet në rrezik.

Dozat e heliumit në organizëm nuk sjellin asnjë problem, por ato duhet të jenë të kombinuara me oksigjen, ose të kujtohemi të marrim frymë ajër para se të thithim përsëri.