
E vërteta është se kur e lexon këtë fjalë në fillim duket sikur ai që e ka shkruar e ka ngatërruar me fjalën “athleisure”. Por jo! Tendenca e fundit në veshjen femërore quhet “femleisure” dhe mund të quhet pa frikë si një nga tendencat më in të sezonit.

Çfarë është “femleisure”?
Siç tregojnë fashion editors, “femleisure” është “martesa” midis veshjeve girly me veshje që kanë karakter sportiv. Domethënë, kombinimi i një fundi me pala me një palë atlete sportive, ose i një fundi lëkurë me një tutë të gjerë që zakonisht e vishni në palestër ose e mbani në shtëpi.
Nëse ju duket e çuditshme, duhet të shikoni në galerinë e mëposhtme, për të marrë më shumë ide e për të parë se sa shumë stil e rehati ofron ky kombinim në përditshmëri.