Inteligjenca është një realitet që nuk mund të shihet, të preket apo të matet fizikisht, megjithatë ekziston. Në sajë të inteligjencës njerëzit kapërcejnë kufijtë e tyre fizikë dhe përshtaten me kushtet e ndryshme të mjedisit. Inteligjenca ka dy forma: Inteligjenca analitike, e cila matet me testin IQ dhe lidhet me aftësinë njohëse dhe ajo e perceptimit, që lidhet me njohjen dhe kuptimin e botës emocionale dhe fizike. Shenjat më inteligjente analitikeështë Ujori, ndërsa më perceptuesja Akrepi.

Këto janë shenjat më të vështira për t’u mashtruar, por kjo nuk do të thotë që shenjat e tjera nuk janë inteligjente.

Lexoni më poshtë aftësitë e të gjitha shenjave dhe na thoni sa e gjeni veten.

Shenjat e zjarrit – Demi, Luani dhe Shigjetari kanë inteligjencë intuitive.

Shenjat e tokës – Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi kanë inteligjencë praktike.

Shenjat e ajrit – Binjakët, Peshorja dhe Ujori kanë një inteligjencë idealiste, analitike.

Shenjat e ujit- Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit kanë inteligjencë perceptuese.