A është e shëndetshme era juaj e vaginës? 5 aromat më të shpeshta të saj dhe shpjegimi për to.

Disa gra kanë aroma më të forta vaginale se të tjerat. Nëse vagina juaj mban aromë peshk të shoqëruar nga dhimbje, ënjtje dhe sekrecione, kjo mund të jetë tregues i një problemi të caktuar shëndetësor. Ka një arsye pse duhet të njihni 5 aromat më të zakonshme vaginale.

Aromë metalesh

Aroma e metaleve zakonisht haset pasi periodat tuaj kanë kaluar ose pas një ejakulimi (derdhjeje) të brendshëm që prish pH e vaginës. Kjo aromë zakonisht largohet pas një fare kohe, por nëse vazhdon për një periudhë të gjatë, duhet të shkoni tek mjeku.

Aromë peshku

Aroma e peshkut që vjen nga vagina zakonisht është shenjë e trichomoniasis ose vaginozave bakteriale, të cilat mund të jenë rezultat i mosbalancimit bakterial ose i një Sëmundjeje Seksualisht të Transmetueshme. Të dyja këto gjendje shkaktojnë një aromë që zakonisht shoqërohet nga sekrecione me ngjyrë të gri ose të bardhë.

Aromë myku

Nëse vagina juaj mban erë myk dhe është e rëndë, ndoshta jeni duke veshur pantallona të ngushta të cilat nuk i lejojnë organit të marrë frymë. Kjo gjë shkakton gjithashtu më shumë djersitje, kështu që sigurohuni të vishni pantallona më të gjera dhe përdorni një sapun të lehtë për të larguar aromën e vaginës.

Aromë majaje

Një aromë e athët majaje është shenjë e një infeksioni mykotik që shoqërohet me sekrecione të bardha të trasha dhe të kruara.

Erë e kalbur

Nëse vagina juaj emeton një aromë të tillë, është shenjë e një problemi serioz i cili mund të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Mund të keni harruar një tampon dhe problemi është më i rëndë se ç’mund ta imagjinoni. Nëse nuk hiqet nga një profesionist tamponi do të qëndrojë aty dhe do të kalbet ngadalë duke ju shkaktuar probleme të mëtejshme.

Sipas mjekes Sara Gottfried, ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në aromat vaginale. “Në mënyrë që të ruani aromën normale të vaginës, duhet ta lani atë me një sapun të butë rregullisht. Veshja e të mbathurave prej pambuku është një domosdoshmëri gjithashtu pasi pëlhurat artificiale stimulojnë djersitjen, çka shkakton probleme të mëdha. Sigurohuni që të mbathurat tuaja të jenë të lirshme, në mënyrë që vagina juaj të jetë e shëndetshme.”