Enca Haxhia është një nga personazhet më provokues të ‘showbiz’-it shqiptar. Dhe në fakt, këngëtarja nuk ka limite kur bëhet fjalë për të mbajtur të karikuar fansat. Enca ka postuar një foto të re në “Snapchat”, që lë të mendohet se tashmë ka ndërruar statusin nga single në e fejuar, shkruan Gazeta Shqiptare.

Këngëtarja ka ekspozuar një unazë fejese në disa foto dhe video në rrjet, që sipas saj është prej diamanti.

“Kjo është e vetmja unazë që nuk do ta heq kurrë”, shkruan Enca përkrah fotos. Por, jo vetëm unaza ka zgjuar thashethemet mbi statusin e këngëtares. Enca ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka vizituar një nga qendrat më të bukura të shtetit fqinj. “Në Milano”, ka shkruar këngëtarja, teksa pozon tejet e lumtur. Megjithatë, Enca nuk e ka ekspozuar shoqëruesin e saj.

Kjo mund të jetë edhe një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen në kohën kur ajo e di që postimet kthehen në lajme, kështu që pa e deklaruar fejesën, nuk mund ta konfirmojmë.

0a7fe55ced2c311d7976bab0295372ed