Shkencëtarët kanë konstatuar se një numri të madh të njerëzve u mungojnë materiet më të rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin normal të organizmit.

Ata gjithashtu theksojnë se këto materie është më së miri të konsumohen përmes ushqimeve të caktuara, por nëse dyshoni se nuk jeni duke i marrë sa duhet, flisni me mjekun tuaj që të mund të merrni një shtesë dietale.

Kalciumi

– Sasia e nevojshme ditore është 1000 mg.
– Nevojitet për eshtra dhe dhëmbë të fortë.
– Do ta gjeni në qumësht, jogurt, perime me gjethe të gjelbra dhe salmon.

Vitamina C

– Sasia e nevojshme ditore është 75mg.
– Është e nevojshme për forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e lëkurës.
– Do ta gjeni në fruta dhe perime (frutat agrume, dredhëza, kivi, brokoli, speca të kuq).

Fibrat

– Sasia e nevojshme ditore është 25g.
– Nevojitet për tretje të shëndetshme dhe metabolizëm, sheqer stabil në gjak, nivel të shëndetshëm të kolesterolit dhe rregullim të peshës trupore.
– Do ta gjeni në drithëra, arra, shumicën e frutave dhe perimeve dhe fara.

Kaliumi

– Sasia e nevojshme ditore është 4700 mg.
– Është i nevojshëm për funksionimin e duhur të trurit, zemrës, veshkave dhe sistemit nervor.
– Do ta gjeni në shumicën e perimeve dhe frutave, në fasule dhe jogurt.

Magnezi

– Sasia e nevojshme ditore është 310mg.
– Është i nevojshëm për rregullimin e disponimit, funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe për përmirësimin e funksionit të eshtrave.
– Do ta gjeni në arra, fara, perime me gjethe të gjelbra dhe patate.