Meshkujt vazhdimisht e pyesin veten për atë se çfarë bën ish e dashura e tyre sapo lidhja të përfundojë. Edhe pse nuk kanë guximin ta kuptojnë këtë gjë prej tyre, shpesh herë supozojnë se ish të dashurat e tyre janë të lumtura, gjë që është larg të vërtetës, dhe ja përse:

Çfarë bën ish e dashura pas ndarjse sipas meshkujve:
Del më shpesh sepse më në fund ajo mund të kënaqet me lirinë e saj.
Ka rreth më të gjerë njerëzish me të cilët shoqërohet vazhdimisht dhe argëtohet me prezencën e atyre të cilët meshkujt nuk e kanë pasur idenë se ekzistojnë.
Njohton ndonjë mashkull tjetër dhe fillon lidhje me të, sepse e ka harruar ish të dashurin dhe tani është e lumtur me dikë tjetër.
Është bërë më e bukur.

Çfarë bën në të vërtetë femra pas ndarjes:
Del më shpesh me qëllim që ta takojë ish të dashurin e saj në vende ku e din se do të mundet ta shohë, me shoqëri për të cilën e din se ai nuk i duron dot dhe me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë.
E gjithë kjo për t’i treguar atij se e ka harruar, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sidomos pas një ndarje që ka ndodhur shumë shpejt.
Ka rreth më të gjerë njerëzish, por këto si zakonisht janë adhuruesit e saj e jo shoqëria. Ajo kënaqet në shoqërinë e tyre sepse e din që ish i dashuri i saj e ndjek situatën. Por, edhe vetë nuk e din se në vend të asaj shoqërie ajo e kërkon atë. Prandaj edhe mundohet t’ia tërheqë vëmendjen.
Njohton ndonjë djalë i cili është shumë më i bukur se ish i dashuri dhe ndoshta ai e tërheq fizikisht, por natyrisht që dy javë pas ndarjes me të dashurin nuk mjaftojnë për të filluar një lidhje të re. Ajo vetëm dëshiron ta bëjë atë xheloz duke u shfaqur me të sapo njoftuarin në vende publike.
Me të vërtetë është bërë më e bukur, por vetëm që ai ta vërejë përsëri dhe të pendohet që e ka lënë t’i ikë nga dora, apo jo vajza?