Videoja tronditëse e kapur në Utah, SHBA, tregon momentin kur një tren dykatësh i pasagjerëve godet në pjesën e prapme një kamion të kompanisë FedEx.
Kjo, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dyshohet të ketë ardhur pasi akulli kishte shkaktuar probleme tek sinjalet e sigurisë të cilat kishin dështuar për të dhënë mesazhet e nevojshme në një kalim hekurudhor.
Videoja e marrë nga autoritetet policore të shtunën tregon momentin e përplasjes së trenit me kamionin, ndarjen e rimorkios në dysh dhe dërgimin e asaj që kishte brenda aty në ajër.
Por, mrekullisht, asnjëri prej dy njerëzve që gjendeshin në kamion dhe asnjë nga 82 pasagjerët e trenit nuk kishin pësuar ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/