Qershitë janë një burim i mirë i vitaminave si A, B1, B2, B3, B6, C dhe K dhe minerale kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink. Por a është mirë të hamë më shumë se 20 qershi në ditë?

Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet ta teprojmë dhe të hamë më shumë qershi përnjëherë sepse mund të veprojnë si laksativ dhe të shkaktojnë dispepsi.

Prandaj, është mirë që t’i përmbaheni dozës së rekomanduar prej rreth 150 gramë, që i përgjigjet sasisë prej rreth 20 qershie. Përveç që përmbajnë vitamina dhe minerale, ato përmbajnë edhe fibra, celulozë, acide organike, proteina dhe karbohidrate.

Qershitë përmbajnë sheqer me indeks të ulët glicemik, të cilin trupi ynë e thith ngadalë, prandaj ky frut është i përshtatshëm për diabetikët. Përveç ngrënies, qershitë mund t’i përdorni për të bërë lëngje, akullore, sallata frutash dhe ëmbëlsira freskuese.