Kur një nënë suedeze e kishte futur tërë familjen e saj në një dietë e cila nuk përfshinte aspak sheqer, ajo kishte menduar se mund t’i ndihmojë ata ta mposhtin dëshirën për ëmbëlsira, por nuk kishte pritur se kjo dietë do t’ia ndryshonte krejtësisht mënyrën e sjelljes vajzës së saj.

Në një post të Facebook-ut, i cili është shpërndarë më shumë se 2,400 herë, Anna Larsson, 38 vejçare, ka shpjeguar se pas disa ditëve me këtë dietë, vajza e saj kishte ndaluar së kërkuari jogurta me sheqer apo gjëra të ngjashme, ndërsa kishte shprehur dëshirën të ushqehej me ushqime më të shëndetshme, siç kishin qenë kastravecët apo patatet.

Telegrafi.

 

Foto: Getty

Por, ndryshimi më i madh kishte ndodhur në sjelljen e vajzës së saj, pasi që ajo më nuk bëhej nervoz rreth çdo gjëje të vogël, si dhe flinte shpejt në mbrëmje.

Sipas nënës, e bija as nuk dëshironte më të shikonte televizor gjatë tërë kohës, por preferonte të merrej me aktivitete tjera.

BBC raporton se ka disa hulumtime të cilat e mbështesin idenë se sheqeri ndikon në mënyrën e sjelljes, por Larsson tregon se shija e vajzës së saj është krejtësisht e re dhe ajo e din se nuk duhet dhënë shumë sheqer fëmijëve, ose kujtdo tjetër.

Ekspertët besojnë se sheqeri mund të jetë më i keq sesa ç’është menduar, ndërsa mbetet shkaktari kryesor i obezitetit dhe diabetit.