Sapo të ktheheni në shtëpi duhet të pastroni menjëherë make up-in sepse ai ka një ndikim negativ për lëkurën tuaj.
Larja e fytyrës është shumë e rëndësishme për të hequr yndyrat e tepërta, qelizat e vdekura të lëkurës, bakteret dhe papastërtitë e tjera. Duhet ta pastroni fytyrën përpara se të flini sepse gjatë natës fytyra pastrohet dhe rigjenerohet.
Përveç pastruesve ju duhet të përdorni edhe kremra hidratues. Gjithashtu është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore dhe duhet të pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin, i cili mund të shkaktojë probleme me lëkurën, shkruan Blitz.al.
Më poshtë do të shihni se çfarë ndodh në qoftë se nuk hiqni make up-in.
- Lëkura juaj mund të thahet.
- Qelizat e vdekura dhe bakteret mund të përhapin sëmundje të ndryshme në qoftë se qëndrojnë gjatë nën lëkurë.
- Lëkura juaj bëhet shumë e yndyrshme.
- Në fytyrën tuaj shkaktohen akne dhe puçrra, duke lënë edhe shenja.
- Fytyra juaj me grim mund të preket lehtësisht nga bakteret.
- Lëkura juaj nuk mund të riparohet vetë.
- Rritet rreziku i infeksioneve.