Diplomati veteran i SHBA-ve, Henry Kissinger duket se po punon për arritjen e një marrëveshje mes Usahingtonit dhe Moskës për heqjen e sanksioneve në shkëmbim të tërheqjes së trupave ruse nga lindja e Ukrainës.
 
Një raport i fundit tregon se ish-Sekretari i Shtetit e ka pozicionuar veten si ndërmjetës mes Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump.
 
93-vjeçari i ka thurur lavde publikisht Trump dhe ka vizituar Kullën Trump në Nju-Jork për të ofruar këshillat e tij në diplomaci.
 
Raporti i publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, ishte me titullin, ‘Kissinger për të parandaluar një Luftë të Ftohtë të re’, duke sqaruar se po punohet për një marrëdhënie të re me Rusinë.
 
Pjesë e marrëveshjes mund të jetë pranimi i aneksimit të Krimesë, territor që Rusia e përvetësoi në mars të vitit 2014.
 
Në shkëmbim, Rusia do të tërheqë trupat dhe furnizimet ushtarake për rebelët në lindje të Ukrainës që luftojnë kundër qeverisë.
 
Raporti nuk citon burime, por pretendohet se Kissinger po harton një “master plan” për Ukrainën.
 
Javën e kaluar, “Politico” raportonte se Kissinger ishte nga të paktët amerikane që takohej vazhdimisht me Putin.
 
Fillimisht, Trump u pozicionua kundër aneksimit të Krimesë duke thënë se “ishte një gjë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”. Por tashmë duket se pikëpamjet e tij kanë ndryshuar.
 
Ndërsa, Kissinger që ka shërbyer si Sekretar Shteti për presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford vazhdimisht ka mbrojtur tezën e balancës mes fuqive të mëdha SHBA-Rusi, që sipas tij përmirëson stabilitetin global.
 
Por, skeptikët i frikësohen Kissingerit që ishte pas bombardimeve masive dhe sekrete të SHBA-ve në Indo-Kinë në fund të viteve 1960 dhe 1970, se me këtë veprim rrezikohet që të shpërblehet Rusia e cila ka luajtur një rol kontrovers në luftën civile në Siri.