Sezona e dimrit po fillon, dhe këngëtarët e estradës janë më të përgatitur se kurrë për të sjellë projektete e tyre për festat e fundvitit.

 
 Incizimet e programeve për festat kanë filluar, dhe tashmë atyre më shumë se kurrë po iu bie që të jenë pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, këngëtari Meda ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet përkrah koleges së tij Leonora Jakupi.

 

Ata nuk kanë treguar nëse janë parë rastësisht në ndonjë program festiv, mirëpo kjo fotografi e përbashkët ka lënë të dyshohet se mes tyre shumë shpejt mund të pritet një bashkëpunim.

 

Meda dhe Leonora Jakupi. Foto nga Instagram

Përndryshe, këngëtari Meda ka pak kohë që ka publikuar këngën e tij më të fundit “Pse nuk je e jemja”, e cila është pritur mirë nga publiku.